Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Inter-Çalhanoglu, gjithçka vendoset në 6 muaj. Rinovim ose shitje në verë
24 Dhjetor 2025 10:16 Alfred Lleshi Zërat që në qershor–korrik kishin trazuar ambientin zikaltër rreth së ardhmes së Hakan Çalhanoglut janë shuar gradualisht, por tema pritet të rikthehet. Mesfushori turk, i rikthyer protagonist me Cristian Chivu, pas një sezoni të kaluar me ndalesa fizike dhe formë të paqëndrueshme, mbetet një nga shtyllat e Interit, siç tregojnë numrat dhe pesha e tij në lojë. Sezoni i fundit nuk ishte në nivelin e atij të titullit të yllit të dytë, pavarësisht golave të shënuar, 5 dëmtime ndikuan te vazhdimësia dhe shkëlqimi i paraqitjeve. Prandaj, kur u fol për një transferim te Galatasaray, klubi zikaltër nuk vendosi një “mur”, por kërkoi vlerësim të përshtatshëm. Tani çështja bëhet strategjike. Çalhanoglu mbush 32 vjeç në shkurt dhe kontrata i skadon...