Informacion i rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë
Federata Polake e Futbollit ka njoftuar FSHF-në për një sërë informacionesh të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Varshavë për të ndjekur ndeshjen ndaj Polonisë, që do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në stadiumin “PGE Narodowy”. Për një organizim sa më të mirë të udhëtimit dhe hyrjes në stadium, tifozët këshillohen të ndjekin udhëzimet e mëposhtme: Policia polake ka lëshuar lejen për përdorimin e pikës së grumbullimit të tifozëve shqiptarë te Monumenti i Sirenës pranë lumit Vistula në Varshavë dhe do të marrë masa për garantimin e sigurisë së tyre në Fan Meeting Point. Orari i hapjes së stadiumit Dyert e stadiumit hapen në orën 18:45. Ndeshja nis në orën 20:45. Tifozët këshillohen të mbërrijnë sa më herët për...
Burimi:
sportiim.al