Infantino për madatin e ri në FIFA, CONMEBOL i jep dritë jeshile

Infantino për madatin e ri në FIFA, CONMEBOL i jep dritë jeshile

I gjithë këshilli i CONMEBOL ka deklaruar zyrtarisht mbështetjen e tij të plotë për Xhani Infantinon (56) që të kandidojë për President të FIFA-s për katër vitet e ardhshme. Në FIFA, konfederatat kryesore si UEFA, CONMEBOL, CAF, etj.) kanë shumë ndikim sepse anëtarët e tyre janë potencialë për të votuar në zgjedhje. Kur një bllok i tërë del në mbështetje, rrit shumë shanset që kandidati të rizgjidhet. Kështu CONMEBOL u bë konfederata e parë që e mbështeti publikisht italo-zvicerianin. Zgjedhjet e reja të FIFA-s do të mbahen pas Botërorit 2026 në Kongresin e radhës. Post navigation