Infantino mbush një dekadë si president i FIFA-s, mesazhi i Armand Dukës për mbështetjen ndaj Shqipërisë

Infantino mbush një dekadë si president i FIFA-s, mesazhi i Armand Dukës për mbështetjen ndaj Shqipërisë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka uruar Presidentin e FIFA, Gianni Infantino, me rastin e 10-vjetorit të tij në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror. Federata Shqiptare e Futbollit, së bashku me Presidentin Duka, i uron Presidentit Gianni Infantino shumë suksese në vijim dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin e fortë me FIFA. FSHF thekson se do të vazhdojë të punojë ngushtë me institucionin ndërkombëtar për projekte që avancojnë futbollin shqiptar dhe kontribuojnë në vizionin global të këtij sporti. Në vijim, mesazhi i plotë i Presidentit Duka: I nderuar zoti President Infantino, I dashur Gianni, Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar, dëshiroj t’ju përgëzoj ngrohtësisht në dhjetëvjetorin tuaj si President i...