Infantino: Do të jetë Botëror i jashtëzakonshëm. Beccalossi dhe Altobelli, idhujt e mi të parë

Infantino: Do të jetë Botëror i jashtëzakonshëm. Beccalossi dhe Altobelli, idhujt e mi të parë

10 Mars 2026 10:33 Alfred Lleshi Gianni Infantino, president i FIFA-s, në një intervistë për gazetën “AS” foli mbi Botërorin e ardhshëm që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ai shprehu entuziazëm të madh: “Do të jetë fantastik. Në vetëm 4 javë kemi marrë mbi 500 milionë kërkesa për bileta. Kemi rreth 7 milionë bileta, pra kërkesa është e jashtëzakonshme”. Turneu do të jetë i pari me 48 skuadra dhe 104 ndeshje në 16 qytete të tri shteteve: “Të gjitha stadiumet do të jenë të mbushura. Do të jetë një festë totale”. Për favoritët e titullit, Infantino përmendi Spanjën: “Spanja është sigurisht një nga favoritët. Skuadra numër një në ranglistë duhet të jetë e tillë”. Duke kujtuar fëmijërinë, Infantino foli për Botërorin 1982 të...