Ikën nga Kosova/ Bujar Pllana i bashkohet Kombetares Shqiptare
FIFA ka zyrtarizuar afrimin e Bujar Pllanës në kombëtaren shqiptare të futbollit. Mbrojtësi 24-vjeçar i lindur në Mitrovicë luan me Lechia Gdansk në Poloni dhe më herët ka qenë në fushë tre herë për përfaqësuesen U-21 të Kosovës. Tanimë Sylvinho i ka dërguar ftesë mbrojtësit që luan në qendër dhe në krahun e djathtë të fushës. Organizmi më i lartë i futbollit botëror ka dhënë lejën dhe Pllana ka kaluar nga Kosova për te Shqipëria, diçka formale pasi mbrojtësi nuk kishte asnjë pengesë pasi nuk ka luajtur asnjë takim me ekipin A të dardanëve. 24-vjeçari ka luajtur në Superligën e Kosovës te skuadrat; Trepça ’89, Feronikeli ’74 dhe Prishtina, para se në vitin 2023 të kalonte Slaven Belupo në Kroaci dhe më pas te Lechia...
Burimi:
ntv.al