Igli Tare shkatërroi Real Madridin? E pranojnë vetë në Spanjë, drejtori shqiptar bëri goditjen më të zgjuar

Igli Tare shkatërroi Real Madridin? E pranojnë vetë në Spanjë, drejtori shqiptar bëri goditjen më të zgjuar

Luka Modriç e veshi fanellën e Real Madridit për 13 vjet. Ai është lojtari më i dekoruar në historinë e klubit dhe largimi i tij nga klubi pati pasoja të rënda për dhomën e zhveshjes. Modriç, së bashku me Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez, ishte zëri i arsyes brenda ekipit. Largimi i tij prishi shumë gjëra: “Ai ishte udhëheqësi i dhomës së zhveshjes”, pohon El Mundo, duke pretenduar se Madridi pendohet që e la mesfushorin legjendar të largohej. “Disa njerëz brenda klubit janë të vetëdijshëm se prania e Luka Modriçit brenda dhe jashtë fushës do të ishte thelbësore për dhomën e zhveshjes në këtë moment”. Vetë Luka pranoi se me të vërtetë donte të qëndronte te Real Madridi. Ai besonte se kishte ende shumë për...