Igli Tare nuhat goditjen me parametër zero, Robertson zyrtarizon lamtumirën nga Liverpool-i

Igli Tare nuhat goditjen me parametër zero, Robertson zyrtarizon lamtumirën nga Liverpool-i

13 Prill 2026 13:09 Alfred Lleshi Andy Robertson ka zyrtarizuar largimin nga Liverpool-i në fund të sezonit, duke hapur skenarë të rinj në merkato. “Kam dhënë shpirtin dhe zemrën, nuk kam shumë pengje. Në këto vite jam rritur si njeri dhe si person. Liverpool-i dhe tifozët e tij do të jenë gjithmonë gjithçka për mua”, – deklaroi skocezi, ndërsa klubi theksoi se “do të largohet si një legjendë”. I lindur më 1994, Robertson ka zhvilluar 31 ndeshje këtë sezon mes Premier League, Champions League dhe kupave angleze. Palmaresi i tij është mbresëlënës: 2 Premier League, 1 Champions League, 1 Superkupë Europe dhe 1 Botëror për Klube. Si lojtar i lirë, ai tërheq interes nga shumë klube. Tottenham është në avantazh, ndërsa në Skoci ka interes...