Identiteti & dizajni modern: zbulohen uniformat e sezonit 2026/27 të krijuara nga Macron për Kombëtaren shqiptare!

Identiteti & dizajni modern: zbulohen uniformat e sezonit 2026/27 të krijuara nga Macron për Kombëtaren shqiptare!

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe Macron prezantojnë uniformat e reja të sezonit 2026/27 për Kombëtaren shqiptare të futbollit, të cilat do të vishen nga kuqezinjtë në ndeshjen e play-off të Kupës së Botës 2026, më 26 mars kundër Polonisë në Varshavë. Uniforma të reja, por i njëjti pasion që do ta shoqërojë ekipin e drejtuar nga Silvinjo drejt një objektivi historik në synimin madhor për t’u kualifikuar për herë të parë në finalet e një Botërori. E kuqja, e bardha e errët dhe e zeza janë ngjyrat e uniformave të reja ri Kombëtarja e Shqipërisë do të kenë në dispozicion për sezonin e ardhshëm. Tre fanellat, në versionet për ndeshjet në shtëpi, ndeshjet në transfertë dhe fanella e tretë, paraqesin grafikë të sofistikuar dhe...