Icardi donte Juventusin: “Shënoj 10 gola në gjashtë muaj”. Ja pse nuk u transferua
3 Shkurt 2026 8:25 Alfred Lleshi Në fund, Juventusi nuk arriti t’i siguronte Luciano Spallettit një tjetër qendërsulmues, pas Boga. Edhe në orët e fundit të merkatos, përpjekjet për Kolo Muani (Tottenham nuk gjeti zëvendësues), Joshua Zirkzee (Manchester United nuk e liroi), Jean-Philippe Mateta (çështje fizike) dhe sidomos Mauro Icardi dështuan. Për argjentinasin, “Tuttosport” zbulon një prapaskenë që shpjegon dëshirën e tij për t’u rikthyer në Serie A dhe arsyen pse kjo nuk u konkretizua. Icardi i kishte dërguar Juves një mesazh të qartë: “Nëse më merrni, shënoj 10 gola në 6 muaj dhe më konfirmoni edhe sezonin tjetër”. Fjalë që tregonin dëshirë të madhe për fanellën bardhezi, pavarësisht së kaluarës si kapiten i Interit dhe mospajtimeve me Spallettin. Transferimi u bllokua nga Galatasaray, që...
Burimi:
telesport.al