Ibrahimovic largon të birin nga Milan dhe e dërgon tek një nga ish-ekipet e tij, aty ku nisi rruga drejt suksesit
10 Janar 2026 21:20 Telesport Maximilian Ibrahimovic duket se do të largohet nga Milan Futuro, aty ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 4 asiste, duke bërë diferencën me perfomancën e tij, në krahasim me të tjerët. Megjithatë, e ardhmja e djalit të Ibrahimovic, duket se do të jetë në Holandë, tek Ajax, aty ku nis rruga drejt suksesit për të atin e tij, Zlatan Ibrahimovic. Klubi i Amsterdamit ka bërë lëvizjen e tij dhe ka nisur negociatat me Milanin, për një huazim me një opsion blerjeje. Drejtorët e Ajax-it, Marijn Beuker dhe Alex Kroes, e shohin Ibrahimovicin e ri si një lojtar me potencial të lartë, të aftë të përshtatet në traditën sulmuese të klubit. Plani është i qartë: integrim gradual me ekipin...
Burimi:
telesport.al