Ibrahimovic flet “pa dorashka”: Allegri është referenca e Milanit, ju shpjegoj planin e merkatos

Ibrahimovic flet “pa dorashka”: Allegri është referenca e Milanit, ju shpjegoj planin e merkatos

Zlatan Ibrahimovic foli në “CBS Golazo” për të ardhmen e Milanit, pas derbit të fituar ndaj Interit: “Duhet të jeni nga ana e duhur e Milanos; që ka atë blu dhe atë të kuqe. Ne jemi ajo ‘fashion’ (qesh)”. Si ‘senior advisor’ për fondin “RedBird”, ai shpjegon se Massimiliano Allegri, i lakuar sërish për stolin e Real Madridit, do të jetë qendra e Milanit edhe në strategjitë e merkatos verore: “Ka fituar trofe te Milani më parë dhe ishte i shkëlqyer edhe kur më stërviste. Lojtarët e asaj kohe si Seedorf dhe Cassano ishin të ndryshëm nga ata të sotëm. Ndoshta ata aktualët kanë pak më pak karakter dhe atij do t’i pëlqente të kishin më shumë”. Për Allegri dhe Real Madridin: “Max është shumë...