Iago Silva ndjek hapat e të atit, por “tradhton” Brazilin. Debuton me Anglinë U-15
21 Shkurt 2026 8:20 Alfred Lleshi Pas një karriere të shkëlqyer me fanellën e Brazilit nga babai i tij, tani vjen radha e djalit për të nisur rrugëtimin ndërkombëtar me një tjetër kombëtare. Iago Silva, djali i mbrojtësit legjendar Thiago Silva, ka bërë debutimin e tij me përfaqësuesen e Anglisë U-15. Sigurisht, bën përshtypje ta shohësh një “Silva” pa fanellën e Brazilit, por duhet kujtuar se në moshë të re lojtarët kanë ende mundësi ta ndryshojnë zgjedhjen e kombëtares kur të arrijnë pjekurinë sportive. Talenti i ri po hedh hapat e parë në futbollin ndërkombëtar, ndërsa mbiemri i rëndësishëm që mban sjell pritshmëri të mëdha. Rrugëtimi i tij sapo ka nisur dhe e ardhmja mbetet e hapur, me mundësinë që një ditë të vendosë vetë...
Burimi:
telesport.al