I vetëm në shtëpinë e…suksesit!

I vetëm në shtëpinë e…suksesit!

Njerëzit në postin e Armand Dukës sjellin gjithmonë antipati dhe shkaktojnë reagime të shumta. Kjo lidhet me vetë pozitën, për shkak se kur vjen në vende të tilla duhet që gjithmonë të marrësh vendime të forta, vendime të cilat kanë një faturë sa i përket ndjeshmërisë së publikut.Siç ishte edhe rasti i Europianit të U-21 vjeçarëve që do të zhvillohet me Serbinë. Një Europian ky i cili sjell shumë përfitime për futbollin shqiptar dhe që nga ana organizative nuk do të ketë asgjë më shumë sesa ndeshja Shqipëri-Serbi. Pra dy Federatat do të flasin në po të njëjtën mënyrë, siç kanë bashkëpunuar për dy ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit. E thënë më ndryshe nëse marrim metrin e patriotizmit, nëse ky Europian duhej lënë në mes,...