I skadon kontrata në qershor, Bayern sfidon City e Liverpool për yllin e kombëtares angleze
13 Janar 2026 10:21 Telesport Bayern Munich nuk heq dorë nga Marc Guehi. Sipas mediave, drejtori sportiv i klubit bavarez, Max Eberl, ka bërë telefonata të reja ditët e fundit në një përpjekje për të bindur qendërmbrojtësin anglez që t’i bashkohet projektit të klubit gjerman përpara verës së ardhshme. Interesi i Bayern është konkret dhe i hershëm. Një takim midis Eberl dhe agjentit të lojtarit u zhvillua në selinë e klubit disa javë më parë. Kampionët në fuqi të Gjermanisë nuk kanë ndërmend të dorëzohen, duke u mbështetur në kontratën e lojtarit që skadon në fund të këtij sezoni. Rruga drejt Bayern, megjithatë, premton të jetë e vështirë për shkak të konkurrencës së fortë angleze. Manchester City mbetet i interesuar për një transferim të menjëhershëm,...
Burimi:
telesport.al