“I pashë të gjithë duke shkulur flokët”, goli nga 70 metra mahnit trajnerin e Realit
Arda Gyleri ka shënuar golin më të bukur të karrierës së tij. Ai tundi rrjetën nga një distancë prej 70 metrash në fitoren 4-1 të Realit të Madridit kundër Elçesë. Alvaro Arbeloa ka deklaruar për mediat pas ndeshjes se ia vlen të paguash biletën vetëm për të parë një gol të tillë. “I pashë të gjithë duke shkulur flokët. Është e pabesueshme të shënosh nga 70 metra. Ia vlen të paguash për një biletë vetëm për të parë një gol të tillë”, është shprehur Alvaro Arbeloa./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com