I pafat me dëmtimet këtë sezon, por Napoli nuk ka dyshime për Rrahmanin. Kontratë të re dhe rritje rroge për mbrojtësin shqiptar

I pafat me dëmtimet këtë sezon, por Napoli nuk ka dyshime për Rrahmanin. Kontratë të re dhe rritje rroge për mbrojtësin shqiptar

16 Shkurt 2026 18:00 Telesport Pasi shkaktoi penallti, gjatë një dyluftimi me Wesley França, Amir Rrahmani u dëmtua, për herë të tretë këtë sezon dhe u largua nga fusha e lojës në minutën e 70-të, në barazimin 2-2 të Napolit me Romën. Ende nuk dihet sa do të mungojë mbrojtësi shqiptar, por shenjat e para treguan për një dëmtim serioz. Pavarësisht fatit të keq me dëmtimet, Napoli ka besim të plotë te Amir Rrahmani dhe është gati t’i ofrojë rinovimin e kontratës, sipas asaj që bën të ditur “Tuttosport”. Ky është sezoni i gjashtë i Rrahmanit me Napolin dhe kontrata aktuale i skadon në vitin 2027. Propozimi i ri i Napolit është ky: kontratë deri në vitin 2028, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit...