“I është vetëofruar Real Madridit”, ylli i Premier League nuk e fsheh më dëshirën e tij

“I është vetëofruar Real Madridit”, ylli i Premier League nuk e fsheh më dëshirën e tij

Gjatë gjithë këtyre muajve, Enzo Fernandez është përfolur vazhdimisht për një transferim të mundshëm drejt Real Madridit, gjatë verës së ardhshme. Në fakt, argjentinasi është një nga emrat në listën e gjatë të mesfushorëve që po ndjek klubi madrilen, ku të paktën njëri prej tyre do të transferohet në verë. Përveç Enzo Fernandez, bëhet fjalë për emra me peshë si Vitinha, Joao Neves, Alexis Mac Allister, Sandro Tonali etj. Nga të gjithë këto emra, njëri prej tyre duket se i është vetëofruar klubit madrilen dhe bëhet pikërisht fjalë për Enzo Fernandez. Kjo gjë është konfirmuar nga Eduardo Inda në programin “El Chiringuito de Jugones”. “Pas humbjes së Chelsea-t ndaj PSG-së në ndeshjen e parë, Enzo Fernandez ka pyetur përsëri për Real Madridin. Përfaqësuesit e tij...