Hysaj ka probleme te Lacio, Manaj spikat në fitoren e Sivasporit, Ajeti shkëlqen në Turqi

Hysaj ka probleme te Lacio, Manaj spikat në fitoren e Sivasporit, Ajeti shkëlqen në Turqi

Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares dhanë performancë të mirë me skuadrat e tyre në Europë në fundjavën që lamë pas, duke treguar potencë fizike, cilësi teknike dhe disiplinë taktike. Jo vetëm kaq, një pjesë spikatën me statistikat e tyre në fushë, duke treguar se po kalojnë formë të mirë. Mes tyre në kampionatin turk spikatën Rei Manaj dhe Arlind Ajeti, kurse Anis Mehmeti spikati në Angli. Duhet thënë se në Itali luan kontigjenti kryesor kuqezi, por aty ka lojtarë që nuk kanë qëndrueshmëri në performancë. Një prej tyre që po kalon probleme me Lacion është mbrojtësi Elseid Hysaj. Rei Manaj i pandalshëm me Sivasporin Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj, ishte vendimtar të dielën në fitoren e skuadrës së Sivasporit. Sivaspori e mposhti Seriksporin...