Hysaj flet si lider i Kombëtares: Jemi përballë një ëndrre, ta realizojmë atë!
Adriatik BALLA Kombëtarja ka zbritur në fushë duke u përgatitur për duelin ndaj Polonisë. Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi dolën në një konferencë për media nga stadiumi “Air Albania”, ku iu përgjigjën interesit të gazetarëve lidhur me këtë sfidë të rëndësishme. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, theksoi rëndësinë e këtij takimi dhe besimin e plotë të skuadrës për të arritur një rezultat pozitiv. Ai u ndal te forma e tij fizike, roli në ekip dhe motivimi i grupit, ndërsa nënvizoi se kuqezinjtë do të japin maksimumin për të shfrytëzuar këtë mundësi historike drejt Botërorit. Në fillim ai foli për gjendjen e tij. “Nuk kam pasur shumë minuta, është e vërtetë. Por kur vjen në Kombëtare është ndjesi tjetër, si një punë tjetër që ti do...
Burimi:
sot.com.al