Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Humbje e madhe për komunitetin”, ndahet nga jeta ikona e Partizanit
Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, ish-futbollisti i Kombëtares dhe Partizanit, Kristaq Eksarko. Gjatë karrierës së tij sportive, Eksarko ka shënuar suksese të rëndësishme, duke u shpallur dy herë kampion i Shqipërisë dhe fitues i një Kupe të Republikës me ekipin e kuq. Përveç kontributit në nivel klubesh, ai ka përfaqësuar Shqipërinë edhe në arenën ndërkombëtare me fanellën kuqezi. Për këtë ndarje nga jeta ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili përmes rrjeteve sociale, shkruan se është një lajmi trishtë për futbollin shqiptar. “Një lajm shumë i trishtë për futbollin shqiptar në këtë fundvit. Ndarja nga jeta e Kristaq Eksarkos, ish-futbollist i Kombëtares dhe i Partizanit, është një humbje e madhe për komunitetin tonë. Kristaq Eksarko ishte pjesë...