Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
“Humbja ndaj Ballkanit, nga më të rëndat”, ish-trajneri i Dinamos së Zagrebit tregon disfatën nga Ilir Daja: Isha i inatosur si një rrëqebull pas asaj ndeshjeje
Sergej Jakiroviçi ka sjellë në kujtesë humbjen befasuese kundër Ballkanit. Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja mposhti Dinamon e Zagrebit në ndeshjen e dytë në grupet e Ligës së Konferencës në tetor të vitit 2023. Në një intervistë të dhënë për “Germanijak”, trajneri boshnjak e konsideron atë humbje si një nga më të rëndat, teksa tregon se ishte tejet i inatosur pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit. “Ballkani është një histori e veçantë në rrethana të veçanta. Luajti një ekip që nuk luajti më në 11-she më pas. Mendoj se ishte e vetmja ndeshje në Dinamo që kisha ndjesi të keqe. Fushë e keqe, ata kishin disa lojtarë të shpejtë në krahë, mbrojtja jonë ishte paksa e ngadaltë dhe çfarë ndodhi, ndodhi. Ajo ishte një...