“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën
Trajneri Silvinjo në konferencën për mediat një ditë para miqësores me Ukrainën, është ndalur sërish te humbja me Poloninë pak ditë më parë. I shoqëruar nga kapiteni Gjimshiti, Silvinjo tha se humbja me Poloninë dhemb akoma, megjithatë skuadra duhet të shohë përpara. “Është e vështirë, kemi ndeshje shumë të rëndësishme nesër, por mund të flasësh për tre vitet e fundit. Duhet të jem i sinqertë, meqë kemi folur për kualifikueset e Botërorit, viti i fundit nuk ishte shumë i lehtë për të ardhur këtu e luajtur me Poloninë. Ishte një rrugë e gjatë, e vështirë, kemi bërë më të mirën, kishim fatin të luanim ndeshjen më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Nuk kishim një rezultat të mirë, edhe pse kishim një paraqitje të mirë....
Burimi:
vizionplus.tv