Humbi Kupën e Botës për shkak dëmtimi, postimi prekës i portierit: E kam shpirtin në copa, pyes veten ‘përse’?
Fat i keq për Luis Angel Maragonin. Portieri i Meksikës ka humbur shansin për të qenë pjesë e Kombëtares së tij në Kupën e Botës, që do të nisë në muajin qershor dhe do të zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada. Lojtari meksikan këputi tendinën e akilit gjatë përballjes së Amerikës kundër Filadelfia Unionit. Në këto kushte trajneri i Meksikës do të detyrohet të shkojë në Botëror pa portierin e tij të parë, si dhe të thërrasë sërish veteranin Oçoa. Malagoni ka shpërndarë një postim prekës në rrjetet e tij sociale, ku ka shprehur gjithë dhimbjen emocionale që ndjen në këto çaste të vështira në karrierën e tij. “Ndihem i lënduar, i trishtuar dhe shpirtin e kam copa. Përpiqem të gjej kuptimin e gjithë kësaj...
Burimi:
sportekspres.com