“Humbëm një ndeshje por jo shpresën për titull, jemi ende të parët në Premier League”

“Humbëm një ndeshje por jo shpresën për titull, jemi ende të parët në Premier League”

Kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, u ka bërë thirrje shokëve të tij të ekipit të qëndrojnë të bashkuar dhe të rikuperojnë nga humbja zhgënjyese e së dielës në shtëpi ndaj Manchester United, për të mbajtur në rrugën e duhur përpjekjet e tyre për titullin e Premier League. “Topçinjtë” janë katër pikë përpara rivalëve në krye të renditjes, por u dhanë shpresë ndjekësve pas humbjes së fundit. Ky rezultat çoi në pyetje rreth shanseve të Arsenal për të fituar titullin, pasi janë renditur në vendin e dytë në tre sezonet e fundit. Odegaard tha se ka ende shumë rrugë për të bërë në garën për kurorën. “Padyshim që ka gjëra që duhet t’i kishim bërë më mirë në fushë, por është koha të jemi së bashku...