Huazimi, Cancelo dëshiron të qëndrojë te Barcelona. Gati ta zgjidhë kontratën me Al-Hilal
6 Prill 2026 14:20 Alfred Lleshi Joao Cancelo ka vendosur, e ardhmja e tij është te Barcelona. Sipas “Mundo Deportivo”, mbrojtësi portugez po vlerëson seriozisht mundësinë për të zgjidhur para kohe kontratën me Al-Hilal dhe qëndruar përfundimisht në Katalonjë. Një zgjedhje e qartë që tregon se rikthimi te Barça i ka rindezur dëshirën për futboll në nivelet më të larta europiane. Paraqitjet e Cancelos këtë sezon te Barcelona i kanë bindur të gjithë: stafin teknik, shokët e skuadrës dhe tifozët. Ndeshja në “Metropolitano” kundër Atletico Madridit ishte vetëm kapitulli i fundit i një rruge që ka forcuar kandidaturën e tij për të qëndruar. Shkathtësia e tij taktike është një vlerë e shtuar e rrallë në treg dhe përshtatet në mënyrë perfekte me lojën e Hansi...
Burimi:
telesport.al