Homazhet në nderim të Ismet Bellovës, Presidenti Duka: Zëri i tij e bëri futbollin shqiptar pjesë të çdo familjeje

Homazhet në nderim të Ismet Bellovës, Presidenti Duka: Zëri i tij e bëri futbollin shqiptar pjesë të çdo familjeje

Komuniteti i futbollit shqiptar i dha sot lamtumirën e fundit profesor Ismet Bellovës, komentatorit të shquar të Radio Tiranës dhe një prej figurave më të respektuara të sportit dhe gazetarisë shqiptare. Në homazhet e organizuara në hollin e RTSH-së morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Zv.Presidenti i FSHF, Lutfi Nuri, dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku. Pas shprehjes së ngushëllimeve për familjarët, miqtë dhe të afërmit e Ismet Bellovës, Presidenti Duka dha një prononcim për mediat, ku vlerësoi maksimalisht figurën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të profesor Bellovës në sportin shqiptar. “Sot, fatkeqësisht i japim lamtumirën e fundit profesor Ismet Bellovës, gazetar dhe komentator i shquar i mikrofonit shqiptar. Zëri karakteristik i profesor Ismetit ka sjellë futbollin shqiptar në çdo familje shqiptare, në...