Hojlund: Dua t’i dëgjoj sërish tifozët të bërtasin ‘Champions’, Conte është fitues serial
19 Shkurt 2026 11:57 Alfred Lleshi Rasmus Hojlund mbërriti verën e kaluar te Napoli, por tashmë klubi ka fituar zemrën e tij: “Erdha këtu për të fituar trofe. Superkupa tregoi se zgjedhja ime ishte e saktë”. 23-vjeçari foli për sezonin personal dhe ekipor: “Gjithçka po shkon sipas pritshmërive. Mungojnë 13 ndeshje dhe dua ta ndihmoj ekipin ta arrijë objektivin më të lartë. Titulli? Mbeten ende 39 pikë në lojë, nuk janë pak. Interi tani është shumë përpara, me trajner të mirë dhe skuadër të fortë”. Prioritet mbetet sigurimi i Champions League: “Napoli është një nga klubet e mëdhenj. E dimë që kualifikimi në Champions është i rëndësishëm për ekipin dhe financiarisht për klubin. Kur tifozët bërtasin ‘The Champiooons’ më ngrihen flokët. Shpresoj ta dëgjoj sërish edicionin...
Burimi:
telesport.al