Hofenheimi pranon se Fisnik Asllani ishte në planet e Bajernit, Daku pëlqehet nga Zeniti rus

Hofenheimi pranon se Fisnik Asllani ishte në planet e Bajernit, Daku pëlqehet nga Zeniti rus

Adriatik BALLA Disa lojtarë shqiptarë kanë arritur nivel të lartë dhe luajnë me top-klube në Gjermani dhe Itali, por ndërsa një pjesë janë ende në fokusin e klubeve të mëdha, sikurse ndodh me Fisnik Asllanin, për Edon Zhegrovën te Juventusi kanë nisur kritikat. Në fakt, sulmuesi Fisnik Asllani ka pasur kampanjë të suksesshme me Hofenheimin deri tani këtë edicion, duke i shënuar shtatë gola në 21 paraqitje. 23-vjeçari Asllani i ka edhe gjashtë asistime, ndërsa kontributi i tij vlerësohet i madh në sukseset e Hofenheimit. Hofenheimi të dielën nga ora 17:30 luan në udhëtim te Bajern Munihu. Bajerni është njëra prej ekipeve të mëdha që është interesuar për Asllanin, sipas mediumeve gjermane. Për Asllanin, interesim ka shprehur edhe Borusia Dortmundi. Kjo është konfirmuar edhe nga...