Hoeness, i lodhur nga agjentët e Upamecano: Po përpiqen ta bindin të largohet nga Bayerni
2 Shkurt 2026 13:03 Alfred Lleshi Situata kontraktuale e Dayot Upamecano te Bayern Munich vazhdon të shkaktojë debat. Mbrojtësit francez, 27 vjeç, i skadon kontrata në qershor dhe ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen, ndërsa klube të mëdha si Real Madridi, PSG dhe Liverpool-i po e ndjekin nga afër. Pasiguria, sipas klubit bavarez, po nxitet nga rrethi i tij. Presidenti i nderit i Bayernit, Uli Hoeness, shprehu hapur pakënaqësinë për “Kicker”: “Do të isha shumë i lumtur nëse Dayot do të vendoste të qëndronte te Bayerni. Ai dhe familja e tij ndihen shumë mirë në Mynih, por kam frikë se agjentët po bëjnë gjithçka për ta bindur të largohet”. Ai shtoi: “Jam i tronditur nga ky qëndrim, po paralajmëroj një takim direkt...
Burimi:
telesport.al