Historike/ Kimi Antoneli ‘Çmimi i Madh’ italian pas 20 viteve

Historike/ Kimi Antoneli ‘Çmimi i Madh’ italian pas 20 viteve

Piloti bolonjez i Mercedes fiton Çmimin e Madh të Shangait në Formula 1. I pari në karrierën e tij ndërsa sjell në podiumin më të lartë triumfin e një italiani pas afro dy dekadave. Festa e tij kalon mes lotëve të lumturisë… Andrea Kimi Antoneli (19 vjeç) mori fitoren e tij të parë në Kampionatin Botëror në F1 në Shangai (Kinë) me një shfaqje autoriteti dhe qetësie komanduese duke prekur i pari vijën e finisht nën shenjën e flamurit me kuadrate. Ishte fitorja e parë nga një pilot italian në Formula një njëzet vjet pas triumfit të Xhankarlo Fizikela me Renault në GP të Malajzisë. Vendi i dytë për Mercedesin tjetër Xhorxh Rasëll ndërsa në vendin e tretë në podium u ngjit Luis Hamilton me...