Historike! As Leo Messi dhe as Cristiano Ronaldo nuk arritën atë që bëri sulmuesi i Newcastle

Historike! As Leo Messi dhe as Cristiano Ronaldo nuk arritën atë që bëri sulmuesi i Newcastle

Newcastle udhëtoi të mërkurën në Azerbajxhan për t’u përballur me Qarabag, në ndeshjen e parë të “play off”-it për kalimin në 1/8 e Champions League dhe e vendosi kualifikimin që në pjesën e parë. Pas 45 minutave, rezultati ishte 5-0 për anglezët, me protagonist absolut Anthony Gordon. Sulmuesi anglez realizoi plot 4 gola vetëm në pjesën e parë, duke arritur diçka që nuk e kanë bërë kurrë Leo Messi apo Cristiano Ronaldo. Deri tani, vetëm një futbollist tjetër kishte shënuar 4 gola në një pjesë loje në Champions Leaguel braziliani Luiz Adriano. Në sezonin 2014/15, ai shënoi 4 herë për Shakhtar Donetsk ndaj BATE Borisov, në një ndeshje që shkoi 6-0 në pushim dhe përfundoi 7-0. Gordon, 24 vjeç, u formua te Liverpool dhe Everton,...