Histori dhe miliona në lojë, ja shifra marramendëse që fiton Shqipëria nëse shkon në Botëror
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në këto dy javë shansin e saj për të shkuar në evenimentin më të rëndësishëm për ekipe përfaqësuese, Kupën e Botës. Për herë të parë Shqipëria luan në play-off, ku përballë do të ketë fillimisht Poloninë, e në rast suksesi, më pas do të shkojë në finalen ndaj Ukrainës apo Suedisë. Pak orë apo ditë ndajnë nga realizimi apo jo i kësaj ëndrre, e cila përveç të tjerave sjellë edhe fitime kolosale monetare për FSHF-në, pasi FIFA ka vendosur shpërblime të majme për të gjithë pjesëmarrësit. Për çdo ekip që siguron biletën për aktivitetin në SHBA, FIFA ka caktuar një pagesë prej 1,5 milionë dollarësh, i cili i akordohet menjëherë për të përballuar shpenzimet dhe pjesën e organizimit të logjistikës...
Burimi:
sot.com.al