Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026
Tërheqja e mundshme e kombëtares së Iranit nga Botërori 2026 ka hapur një skenar të ri dhe të papritur për turneun që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Vendimi i Teheranit vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe mund të detyrojë FIFA të marrë një vendim të shpejtë për ekipin që do ta zëvendësojë. Ministri iranian i sportit, Ahmad Donyamali, ka deklaruar se kombëtarja nuk do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, ku ishte planifikuar të luante ndeshjet e Grupit G kundër Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit në stadiumet e Los Angeles dhe Seattle. Kush mund ta zëvendësojë Iranin? Rregullorja e FIFA-s nuk jep një përgjigje të qartë për këtë situatë. Sipas nenit 6.7, organizata ka të...
Burimi:
javanews.al