Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, përcaktohen çiftet

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, përcaktohen çiftet

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë është hedhur këtë pasdite shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar. Katër skuadrat e mbetura në garë Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Elbasani kanë mësuar kundërshtarët e tyre në këtë fazë vendimtare të turneut. Sipas shortit, Dinamo do të përballet me Vllazninë, me ndeshjen e parë që do të luhet në kryeqytet. Në gjysmëfinalen tjetër, kampionët në fuqi të Egnatias do të kenë përballë Elbasanin. Takimet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e para janë planifikuar të luhen më 8 prill, ndërsa sfidat e kthimit do të zhvillohen më 22 prill, ku do të përcaktohen edhe dy finalistët e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.