Hidhet shorti në Champions League, kryedueli është Real Madrid-Mançester Siti

Hidhet shorti në Champions League, kryedueli është Real Madrid-Mançester Siti

Adriatik BALLA Champions League do të kthehet me gjithë madhështinë dhe magjinë e vet në muajin mars, me ndeshjet më të mëdha të këtij niveli. Kështu, në Nion u tërhoq shorti për raundin e 16-të të Champions League, ku vëmendja kryesore bie te sfida mes Real Madrid dhe Mançester Siti. Në fakt, shorti ka rezervuar për tifozët disa duele spektakolare, ndërsa sfida Real – Siti pritet të jetë një nga më të ndjekurat të këtij raundi. Brenda kampit madrilenëve reagimi është më shumë zhgënjim sesa gëzim. Kjo është përballja e gjashtë mes tyre në fazat e nokautit që nga sezoni 2019-20. Lojtarët me përvojë si Thibaut Kurtua dhe Antonio Rudiger e njohin mirë rivalin, por skuadra pritet të përballet me një duel fizikisht dhe taktikisht...