Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, kurse Superiorja rinis sot me duelet e javës së 19-të
Adriatik BALLA Dje në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, u hodh shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, e cila hyn në fazë vendimtare. Në ceremoninë e shortit morën pjesë përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse, të mediave sportive, si edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në një përshëndetje të shkurtër përpara hedhjes së shortit, Presidenti Duka kërkoi nga skuadrat të jenë sa më “fair-play” në fushën e lojës dhe mbështetje masive nga tifozët ashtu sikurse edhe në kampionat, duke e cilësuar Kupën e Shqipërisë si një nga eventet më të rëndësishme në Shqipëri. “Kam kënaqësinë që jemi sot bashkë këtu për një event shumë të rëndësishëm për një nga kompeticionet më të rëndësishme të Shqipërisë, Kupën e Republikës. Një event tradicional shqiptar që ka...
Burimi:
sot.com.al