Henry akuzon Prestianni: E mbuloi fytyrën, s’mund të pretendojë se nuk tha asgjë
18 Shkurt 2026 8:33 Alfred Lleshi Media argjentinase raportoi reagimet pas fyerjes së dyshuar raciste të lojtarit të Benfica, Gianluca Prestianni, ndaj Vinicius Jr. në ndeshjen e “play off”-it të Champions League në Lisbonë. Gazeta sportive “Olé” publikoi deklaratën e ish-futbollistit francez Thierry Henry, i cili gjatë një transmetimi televiziv tha: “Do të shohim sa burrë i madh është Prestianni. Ai e mbuloi fytyrën, nuk mund të pretendojë se nuk tha asgjë”. Po ashtu u cituan edhe fjalët e ish-yllit holandez Wesley Sneijder: “Prestianni duhet të sillet si burrë dhe të mos e mbulojë gojën kur i thotë diçka Viniciusit. Nëse do ta thotë, ta thotë pa e fshehur”. Sipas “Olé”, UEFA mund ta ndëshkojë lojtarin deri në 10 ndeshje pezullim, pas hetimit. Arbitri François...
Burimi:
telesport.al