Hedhje shishesh dhe shkopinjsh nga ultrasit, përleshje masive mes tifozëve para ndeshjes Komo-Bolonja (Video)
Momente tensioni shpërthyen në Komo në orët e para të pasdites, vetëm disa orë para ndeshjes midis ekipit të Fabregas dhe Bolonjës. Dy autobusë që transportonin tifozët kuqeblu, që mbërritën pranë stadiumit Sinigaglia, rastësisht kaluan një bar të frekuentuar nga tifozët e Komos. Situsta u tensionua në fillim aty dhe më pas u përshkallëzua në hedhjen e shisheve dhe shkëmbimin e fyerjeve. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të rendit parandaloi pasoja më serioze, duke rivendosur qetësinë brenda pak minutash. Si masë paraprake, disa rrugë u mbyllën përkohësisht dhe autobusët që transportonin tifozët e Bolonjës u larguan nën shoqërimin e policisë.
Burimi:
sot.com.al