Hazard: Jam baba i 5 fëmijëve, tani ndihem më shumë taksist sesa futbollist
16 Shkurt 2026 12:53 Alfred Lleshi Kanë kaluar pothuajse tri vite që kur Eden Hazard, pas një periudhe të vështirë te Real Madridi, e shënjuar nga dëmtimet, vendosi t’i jepte fund karrierës. Në një intervistë për “The Guardian”, ish-“playmaker”-i belg foli për jetën e tij aktuale: “Jeta ime është mjaft e thjeshtë. Jam baba i 5 fëmijëve. Tani jam më shumë taksist i tyre sesa futbollist, por nuk ka problem”. Ish-lojtari i Lille dhe Chelsea vazhdon të jetojë në Madrid: “Vendimin e mora për familjen, fëmijët, klimën dhe ushqimin”. Ai reflektoi edhe për kohën që kalon shpejt: “Jeta kalon shumë shpejt, sidomos në futboll. Dje isha 19 vjeç dhe sot jam 35. Duhet ta shijosh, jo vetëm futbollin, por gjithçka”. Hazard kujtoi edhe një episod me Mourinhon...
Burimi:
telesport.al