Harry Kane si “mbret”, përgatit “Buckingham Palace” e tij 23 milionë eurosh për të “pleqëruar”

Harry Kane si “mbret”, përgatit “Buckingham Palace” e tij 23 milionë eurosh për të “pleqëruar”

13 Prill 2026 13:04 Alfred Lleshi Harry Kane po përgatit terrenin për rikthimin e mundshëm në Angli, duke ndërtuar një rezidencë gjigante prej 20 milionë paundësh (rreth 23 milionë euro) në Surrey. Një vilë neo-gjeorgjiane aq imponuese, sa banorët lokalë e kanë pagëzuar tashmë si “Buckingham Palace”. Kapiteni i Anglisë ka shndërruar një investim fillestar prej 6.5 milionë paundësh në një projekt faraonik që ka zgjatur dy vite në zonën prestigjioze të Wentworth, duke rrënuar strukturën ekzistuese për të ndërtuar një rezidencë me çdo luks të imagjinueshëm. Mes tyre, edhe një platformë rrotulluese prej 20.000 paundësh për të manovruar pa mundim flotën e tij të makinave luksoze në garazhin nëntokësor. Përveç pamjes mbretërore të kateve të sipërme, vila përfshin një kat nëntokësor të dedikuar mirëqenies...