Harry Kane parakalon Mbappé, betejë e zjarrtë për “Këpucën e Artë” europiane

Harry Kane parakalon Mbappé, betejë e zjarrtë për “Këpucën e Artë” europiane

10 Shkurt 2026 13:18 Alfred Lleshi Kylian Mbappé e mbylli sezonin e kaluar të La Liga-s si golashënuesi më i mirë me Real Madrid, duke fituar “Pichichi” dhe për herë të parë “Këpucën e Artë” europiane, falë 31 golave (62 pikëve). Pas tij u renditën Mohamed Salah (29 gola, 58 pikë) dhe Viktor Gyökeres (39 gola, 58.5 pikë, me koeficient më të ulët). Këtë sezon, gara është më e ashpër. Harry Kane kryeson i vetëm me 24 gola (8 penallti) dhe 48 pikë. Mbappé ndjek me 23 gola (8 penallti) dhe 46 pikë, ndërsa Erling Haaland është i treti me 21 gola (3 penallti) dhe 42 pikë. “Top 5” plotësohet nga Igor Thiago (17 gola, 34 pikë) dhe Vedat Muriqi (15 gola, 30 pikë). Kane...