Harry Kane kryeson garën e “Këpucës së Artë” europiane. Serie A, jashtë “top 20”
Harry Kane udhëheq i vetëm në renditjen e “Këpucës së Artë” europiane. Goli kundër Leipzig i lejon anglezit të distancohet nga norvegjezi Erling Haaland dhe të qëndrojë përpara Kylian Mbappé. Serie A mbetet jashtë “top-20”. Lautaro Martinez, kryegolashënuesi i kampionatit italian, ka shënuar vetëm 11 gola dhe pozicionohet i 22-ti në këtë renditje. Sistemi i pikëve llogaritet duke shumëzuar golat me koeficientin e UEFA-s, që ndryshon sipas kampionatit: 2 pikë për 5 ligat më të mira (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani, Francë); 1.5 pikë për kampionatet nga vendi 6 deri 22 (Holanda, Portugalia, Belgjika, Norvegjia etj.); 1 pikë për të tjerat. Ja renditja aktuale: 1.Harry Kane (Bayern Monaco) 42 pikë 2. Erling Haaland (Manchester City) 40 3. Kylian Mbappé (Real Madrid) 38 4. Igor Thiago (Brentford)...
Burimi:
telesport.al