“Harry Kane është si David Beckham”, deklarata e bujshme e legjendës Matthäus
25 Shkurt 2026 16:51 Telesport Lothar Matthäus ka bekuar paraprakisht rinovimin e kontratës së Harry Kane te Bayern. Sipas legjendës së futbollit gjerman, firma e re duhet të vijë sa më shpejt, sepse është hapi logjik. “Te Bayern ai fiton tituj çdo vit, diçka që nuk i ka ndodhur kur luante në Angli. Nuk shoh asnjë arsye pse Harry duhet të largohet nga Bayern apo të ketë pakënaqësi”. “Harry e di se ka një trajner që e vlerëson. Ai ia kthen mbrapsht besimin trajnerit. Luan në një skuadër që funksionon mirë. Ku e dimë ne se do të shkëlqente kështu te një skuadër tjetër? Edhe rivalët janë të lumtur që ai luan në Gjermani. Harry është si markë globale. Më duket si David Beckham i...
Burimi:
telesport.al