Harrojeni Haland! Real Madridi po bëhet gati për operacionin e madh në Turqi, do sjellë bishën e Galatasaray
Haaland ka një kontratë jashtëzakonisht të madhe dhe të pasur me Manchester Cityn, kështu që është e vështirë të pritet që ai të largohet nga Anglia së shpejti, megjithëse sulmuesi ka qenë prej kohësh një objektiv i Florentino Perezit, si dhe i Barcelonës. Megjithatë, të dyja palët janë të vetëdijshme se shanset për të nënshkruar me Haaland janë të pakta. Perez dhe Real Madridi janë tashmë të përqendruar në sjelljen e një sulmuesi tjetër dhe kanë gjetur një tjetër ‘bishë’. Pretendohet se Real Madridi ka përgatitur një ofertë midis 80 dhe 110 milionë eurove për Victor Osimhen, i cili aktualisht luan për Galatasarayn, dhe turqit e kanë përshkruar të gjithë këtë si një “operacion historik”. Galata e solli Osimhen për deri në 75 milionë euro...
Burimi:
sportekspres.com