Hapoel mbron kreun e renditjes së Euroleague, triumfojnë ekipet italiane e spanjolle
Janë luajtur takimet e raundit të 16-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra izraelite e Hapoel Tel Aviv kryeson renditjen me 12 fitore (ka edhe 4 humbje). Këtë javë, Hapoel mposhti 84-78 serbët e Crvena Zvezda. Në vendin e dytë, me nga 11 fitore secila, ndodhen ekipet spanjolle të Valencia Basket dhe Barcelona. Të dyja këto ekipe fituan jashtë fushe: Valencia triumfoi 99-92 ndaj Olympiacos në Athinë, ndërsa katalanasit mundën Paris Basketball 85-69. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Panathinaikos, që mundi 81-77 kampionët në fuqi të Fenerbahce. Ditë e mirë për ekipet italiane: Armani Milano triumfoi 89-82 ndaj Real Madrid, ndërsa Virtus Bologna mposhti 86-68 Partizan Beograd. Euroleague-Raundi i 16-të Dubai Basketball – Maccabi Tel Aviv, 95-97 Fenerbahce – Panathinaikos, 77-81 Hapoel Tel...