Hapoel kryeson renditjen e Euroleague, Real Madrid “shkatërron” Barcelona në derbin spanjoll

Hapoel kryeson renditjen e Euroleague, Real Madrid “shkatërron” Barcelona në derbin spanjoll

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 22-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, me Hapoel Tel Aviv që vazhdon të komandojë renditjen. Ekipi izraelit fitoi 81-73 në fushën e Villeurbanne. Vëmendja ishte te derbi spanjoll, ku Real Madrid mposhti thellë 80-61 Barcelonën, në një ndeshje pa histori. Tashmë të dyja ekipet kanë nga 14 fitore e 8 humbje secila, të dyja në zonën play off. Kampionët në fuqi të Fenerbahce fituan me vështirësi 82.79 ndaj Valencia Basket, ndërsa italianët e Virtus Bologna mposhtën 80-72 Dubai Basketboll, duke synuar zonën play out. Euroleague-Raundi i 22-të Partizan Beograd – Olympiacos, 66-104 Dubai Basketball – Virtus Bologna, 72-80 Anadolu Efes – Baskonia Gasteiz, 75-89 Bayern Munich – Panathinaikos, 85-78 Maccabi Tel Aviv – Zalgiris Kaunas, 100-97 Armani Milano...