Hapen regjistrimet për kursin e licencës UEFA C për trajnerë në Tiranë

Hapen regjistrimet për kursin e licencës UEFA C për trajnerë në Tiranë

Federata Shqiptare e Futbollit fton të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të hedhin hapin e parë në formimin profesional si trajnerë, të aplikojnë për kursin UEFA C, i cili do të zhvillohet në Tiranë gjatë vitit 2026. Programi UEFA C ofron njohuri bazë dhe praktike për trajnerët e rinj, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike, metodologjinë e stërvitjes dhe parimet bazë të drejtimit të skuadrave. Pjesëmarrja në këtë kurs është e hapur për ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, si edhe për persona të apasionuar pas futbollit që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë profesionale në këtë fushë. Kursi do të organizohet në tre faza, sipas këtij kalendari: 09–12 mars22–25 mars14–16 prill 2026Kriteret për aplikim: Mosha minimale 20 vjeç (e mbushur deri në përfundim të...