“Hakmarrje” ndaj Kastriotit, Skënderbeu nuk fal në Korçë

“Hakmarrje” ndaj Kastriotit, Skënderbeu nuk fal në Korçë

Skënderbeu u “hakmor” ndaj Kastriotit për humbjen e parë të shkaktuar në ndeshjen e kaluar në Fushë-Krujë. Korçarët triumfuan 2-1 në Korçë, në duelin e javës së 20-të në Kategorinë e Parë. Ndeshja nisi e luftuar dhe me tension, ku trajneri i krutanëve në një moment u përplas me sulmuesin e Skënderbeut, Aldi Gjumsi. Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me një supergol. Në minutën e 51-të, Gjini i dha avantazhin Skënderbeut duke shënuar me roveshatë. Pas këtij goli, bardhekuqtë morën kontrollin e lojës, ndërsa miqtë u hodhën në kërkim të barazimit. Në minutën e 88-të, Mario Beshiraj realizoi golin e dytë me kundërsulm, pas asistit të marrë nga Saleh Nassr. Debutim me gol për sulmuesin, i cili...