Hakimi: Kupa e Afrikës? Nuk dhamë imazh të mirë, por e meritonim titullin

Hakimi: Kupa e Afrikës? Nuk dhamë imazh të mirë, por e meritonim titullin

9 Prill 2026 14:13 Alfred Lleshi Finalja e Kupës së Afrikës mes Marokut dhe Senegalit vazhdon të shkaktojë polemika. Federata senegaleze ka paraqitur ankesë në CAS kundër vendimit të CAF për t’ia dhënë titullin Marokut në tavolinë pas 2 muajsh nga luajtja e finales në fushë, e shoqëruar me tensione dhe trazira. Qëndrim mori kapiteni maroken Achraf Hakimi, i cili foli për “Movistar” pas fitores së PSG-së ndaj Liverpool-it në Champions League: “Kanë qenë momente të vështira, me shumë tension. Nuk jam krenar për imazhin që dhamë me disa gjeste, por në aspektin sportiv kemi bërë një turne të madh, duke respektuar kundërshtarët dhe garën”. Megjithatë, Hakimi mbrojti vendimin e CAF: “Po vlerësohet gjithçka dhe shpresojmë të merret vendimi më i drejtë për të mirën...